Aleksandar Vuçiq

Vuçiq akuzon ndërkombëtarët: Na dobësojnë, ndërsa forcojnë të tjerët në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar ashpër bashkësinë ndërkombëtare, duke i akuzuar se po e dobësojnë Serbinë ndërsa ndihmojnë vendet tjera të rajonit të forcohen.

Në një fjalim të mbajtur të dielën, ai tha se Perëndimi ka dështuar të përmbushë premtimet lidhur me zgjedhjet në Kosovë. “Turp për ju, ju kopilë”, deklaroi ai me tone të ashpra.

Vuçiq u shpreh se Serbia ishte shtyrë të heshtte me premtime se “askush nuk do ta prekte Kosovën”, por më pas, sipas tij, erdhën kërkesa të reja dhe humbje territoriale.

“Ata forcojnë të gjithë përreth nesh, vetëm neve na dobësojnë. Nuk pranojnë asnjë gabim, sepse të mëdhenjtë nuk gabojnë kurrë, gabojmë vetëm ne të vegjlit,” tha ai, duke theksuar se “një serb nuk do të jetë shërbëtor i askujt”.

Në përmbyllje, Vuçiq shprehu zhgënjim ndaj qëndrimit të ndërkombëtarëve për çështjen e Kosovës dhe trajtimin e popullit serb atje.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …