RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Prokurori që akuzoi Trumpin, tani nën hetim – çfarë do të thotë kjo për rastin e krerëve të UÇK-së?

Prokurori amerikan Jack Smith, i njohur për ngritjen e aktakuzave ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tashmë po përballet vetë me një hetim në vendin e tij. Kjo zhvillim ka nxitur pyetje nëse hetimi ndaj tij mund të ketë ndikim edhe në Gjykatën Speciale në Hagë, ku Smith më parë ka shërbyer si kryeprokuror dhe ka ngritur aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pikërisht mbi këtë temë kanë diskutuar në studion e emisionit “Ora Shtatë” Adnan Sogojeva, Ardian Gaxherri dhe Ardian Bajraktari.

Ardian Bajraktari shprehu bindjen se hetimi ndaj Smith mund të ketë pasoja edhe në procesin gjyqësor në Hagë.

“Fakti që në SHBA janë ngritur dyshime serioze për veprimet e Smith e ka bërë të pashmangshëm nisjen e hetimeve. Unë besoj se kjo mund të ketë ndikim edhe mbi aktivitetin e tij në Gjykatën Speciale, sepse janë të shumta shenjat që tregojnë se edhe ky proces mund të ketë qenë i komprometuar”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Adnan Sogojeva theksoi se hetimi ndaj Smith duhet të shtrihet edhe mbi kohën kur ai udhëhoqi prokurorinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Veprimet e Jack Smith kanë dëmtuar rëndë Kosovën. Aktakuza ndaj presidentit Thaçi u ngrit pikërisht në kohën kur ai ishte në udhëtim për një marrëveshje që mund të kishte qenë historike. Shpresoj që hetimi ndaj Smith të përfshijë edhe periudhën e tij në Hagë”, deklaroi Sogojeva.

Ndërsa Ardian Gaxherri bëri një koment me tone ironike, duke vënë në pikëpyetje karakterin e Smith si prokuror i paanshëm:

“Ndoshta më mirë do të ishte të merrej me politikë ose me tregti, sepse duket se është i drejtuar nga interesa të ndryshme dhe nga njerëz me agjenda të ndryshme”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu replikon me Enver Hasanin: Ti ke krijuar një kushtetutë paralele

Në një reagim të gjatë dhe të drejtpërdrejtë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, …