SBASHK i bashkohet protestës së 7 gushtit në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar përmes një komunikate për media se do t’i bashkohet protestës së thirrur për datën 7 gusht nga organizatat e dala nga lufta.

Sipas njoftimit, pjesë e protestës do të jenë një numër i madh punëtorësh të arsimit, shkencës dhe kulturës, të cilët do të dalin në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

“Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri dhe drejtësi. SBASHK-u ngre zërin për drejtësinë, për lirinë dhe për ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë”, thuhet në komunikatë.

Protesta e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së synon të shprehë përkrahje për të gjithë të akuzuarit në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke kërkuar drejtësi dhe trajtim të drejtë për kontributin e tyre në çlirimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu replikon me Enver Hasanin: Ti ke krijuar një kushtetutë paralele

Në një reagim të gjatë dhe të drejtpërdrejtë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, …