leoni

Egzon Pacolli: Xhelal Sveçla, kampioni i shpenzimeve të naftës – 3,300 litra për 40 ditë pune

Egzon Pacolli: Xhelal Sveçla, kampioni i shpenzimeve të naftës – 3,300 litra për 40 ditë pune

Zyrtari i LDK-së, Egzon Pacolli, ka publikuar një dokument të siguruar përmes Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ku sipas tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shpenzuar në mënyrë të pajustifikueshme sasi të mëdha të naftës në vetëm 40 ditë pune.

Sipas dokumentit të publikuar, Sveçla dyshohet se ka përdorur 3,300 litra naftë, që përkthehet në 55 mijë kilometra të përshkuara me veturë zyrtare brenda një periudhe prej vetëm 40 ditësh.

“55 mijë kilometra në 40 ditë pune – kjo do të thotë mesatarisht mbi 1,375 kilometra në ditë pune. Me këtë ritëm, Sveçla ka bërë thuajse 12 herë rrugën Prishtinë–Londër e kthim”, shkruan Pacolli në postimin e tij në rrjetet sociale.

Zyrtari i LDK-së e ka cilësuar këtë si “abuzim të rëndë me paranë publike”, duke shtuar se raporti nuk është bërë publik menjëherë, por vetëm pas dy muajsh vonesë dhe me presion nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, e cila kishte paralajmëruar edhe gjobë për mosrespektim të ligjit për qasje në dokumente publike.

“E kërkova raportin si qytetar dhe deputet, por Sveçla e mbajti të fshehur – jo një ditë, jo një javë, por dy muaj të tërë. Vetëm kur u kërcënua me gjobë, pranoi ta publikonte, dhe atë me vonesë, me zor, me inat,” theksoi Pacolli.

Ai përmbylli deklaratën e tij duke thënë se “3,300 litra për 40 ditë nuk shpjegohen, nuk justifikohen dhe nuk arsyetohen”.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Prokurori që akuzoi Trumpin, tani nën hetim – çfarë do të thotë kjo për rastin e krerëve të UÇK-së?

Prokurori amerikan Jack Smith, i njohur për ngritjen e aktakuzave ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald …