Fatmir Limaj: Vazhdojmë +4 me Ekrem Kastratin për Malishevën Urbane që na bashkon!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj të martën me shumë krenari, njoftoj rikandidimin e mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, Ekrem Kastrati, për kryetar të Malishevës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Limaj ka thënë se nën udhëheqjen e tij, Malisheva ka përjetuar ndryshime të mëdha: nga lirimi i hapësirave publike e ndërtimi i bulevardit “Ibrahim Mazreku”, deri te projekti madhor i “Sheshit të Dëshmorëve dhe Parkingut Nëntokësor”. Sot, qyteti jonë frymon ndryshe – është më i gjallë, më i bukur dhe më i afërt me të rinjtë dhe me mërgatën që e viziton çdo verë.

Ekrem Kastrati është vlerë e Llapushës. Ai është njeriu që riktheu shpresën, zhvillimin dhe kulturën në Malishevë. Dhe për këtë, jam i bindur se ai do të vazhdojë të jetë kryetar edhe për katër vitet e ardhshme.

Malisheva Urbane ka nisur me Ekrem Kastratin. E bashkë me të, do ta çojmë deri në fund – me përkushtim, me besim dhe me përkrahjen e fuqishme të qytetarëve tanë, ka deklaruar kryetari i Nismës, z. Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u hap edicioni i 7-të i Panairit të Librit

Ferizaj ka mirëpritur të martën fillimin e Panairit të Librit – Ferizaj 2025, një ngjarje …