NËNTOGER FLORA THAQI – shembull i vajzave që i shërbejnë vendit me nder dhe krenari

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur në takim Nëntoger Flora Thaqi nga Kramoviku, gruan e parë në komunën e Rahovecit, e cila diplomoi në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në postimin e tij në facebook kryetari Latifi ndër të tjera ka shkruar:

“Pata kënaqësinë ta pres në zyrën time Nëntoger Flora Thaqi nga Kramoviku, gruan e parë në komunën tonë, e cila diplomoi në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke dëshmuar përkushtim, vendosmëri dhe disiplinë të lartë, virtyte që e kanë shoqëruar në çdo hap të këtij rrugëtimi të vështirë por fisnik.

Në shenjë respekti, i dhashë një mirënjohje me motivacionin:

“Për suksesin gjatë studimeve, për përkushtimin, për disiplinën, si dhe për avancimin në karrierën ushtarake me gradën e parë të oficerit: NËNTOGER, pas diplomimit në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”.

Flora është dëshmi se forca e gruas nuk njeh kufij, as në uniformë, as në ideal. Ajo është frymëzim për të rinjtë tanë dhe krenari për komunën tonë.

I uroj sukses të vazhdueshme në misionin e saj ushtarak dhe i qëndroj gjithmonë pranë në çdo hap të rrugëtimit profesional e atdhetar!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e fundit të rregullt për vitin 2025

Kuvendi i Komunës së Rahovecit nën kryesimin e Arbër Zenunit, mbajti të mërkurën seancën e …