Kryetari Agim Aliu priti në takim Notarët e Klubit të Notit “Kastrioti”  

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati – Shabani, kanë mirëpritur të martën në një takim drejtuesit dhe notarët e Klubit të Notit “Kastrioti”.

Notarët e Klubit të Notit “Kastrioti” nga Ferizaj arritën sukses domethënës në Maratonën Ndërkombëtare të Notit 2025, në Liqenin e Batllavës, organizuar nga Federata e Notit të Kosovës. Erion Selmani, Roni Shahini dhe Shkëmb Reçica treguan performancë të jashtëzakonshme, duke u kthyer me medalje dhe rezultate të shkëlqyera. Kryetari Aliu me këtë rast i ka përgëzuar drejtuesit e notarët e këtij klubi për sukseset që lartësojnë Ferizajn në këtë sport.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …