Tema të tjera...
Emisari i BE-së, Sorensen nga Prishtina: Marrëveshja e Ohrit është e gjallë, zbatimi i saj urgjent
07/08/2025
Protesta kundër Gjykatës Speciale pritet të mbushë sheshin, përçarje politike në qëndrime
07/08/2025
Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami dhe Lutfi Haziri, së bashku me deputeten Jehona Lushaku, kanë zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. Në qendër të diskutimeve ishte situata politike në vend, me theks të veçantë mos-konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe pritjet për një vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese. LDK theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe kërkoi që Kushtetuesja të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe interesin publik. Përfaqësuesit e LDK-së shprehën mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe theksuan se partneriteti me SHBA-në është jetik për të ardhmen demokratike dhe euroatlantike të Kosovës.