Xhavit Jashari

Xhavit Jashari: OVL-UÇK thirrje për mobilizim në protestën kundër padrejtësive në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm qytetar në protestën e paralajmëruar për të mërkurën në ora 17:00, në Prishtinë. Kryetari i OVL-UÇK-së, Xhavit Jashari, ka deklaruar se protesta është reagim ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se nuk është në pyetje vetëm fati individual i tyre, por edhe vetë lufta çlirimtare dhe themeli i shtetit të Kosovës. Jashari ka kërkuar reagim të fuqishëm nga shoqëria civile, organizatat, faktori politik dhe institucionet, duke nënvizuar se protesta nuk është kundër drejtësisë, por për drejtësi të vërtetë. Ai tha se procesi gjyqësor aktual përfaqëson padrejtësi ndaj luftës së pastër të UÇK-së dhe vlerave kombëtare, ndaj është e domosdoshme pjesëmarrja masive në protestën e nesërme.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

ZRrE ankohet ndaj pezullimit të liberalizimit të tregut të energjisë për bizneset

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka ushtruar ankesë në Gjykatën Komerciale të Shkallës së …