Berat Duraku: E përmbyllëm me plot sukses edhe këtë edicion të Agrofestës!

Tri ditë me diell, muzikë, aromë të tokës dhe ngjyra të prodhimeve tona sollën në Krushë të Madhe energjinë e vërtetë të motos sonë “Ditë të gëzueme”. Në radhë të parë, një falënderim nga zemra për fermerët tanë të jashtëzakonshëm, heronjtë e vërtetë të këtij festivali, që ekspozuan me krenari produktet e tyre cilësore e të cilët janë fytyra dhe forca e Rahovecit! Mirënjohje të veçantë për Komunën e Rahovecit dhe kryetarin Smajl Latifi, i cili e mbështeti fuqishëm këtë ngjarje dhe nën patronatin e të cilit u organizua ky festival, për sponsorët, vullnetarët e OJQ “ HardhFest” në krye me Agron I. Sokoli sidhe të gjithë miqtë që u bashkuan për ta bërë këtë festë kaq të bukur dhe të plotë. Pa ju, kjo ngjarje nuk do të kishte qenë e njëjtë! Sipas programit, çdo aktivitet u zhvillua me sukses, duke na lënë kujtime të bukura e frymëzim për vitet që vijnë. Krusha e Madhe dhe Rahoveci do të vazhdojnë të jenë zemra e bujqësisë dhe mikpritjes dhe ne do të vazhdojmë të festojmë bashkë!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Sokoli dha më të shtrenjtën – jetën e tij

Sot, në Gllogjan, bashkë me bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë, bëmë homazhe për të nderuar jetën …