Përfundim i suksesshëm i takimit të parë të buxhetimit me pjesëmarrje në Deçan! 

Më 4 Gusht 2025, në Sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit, u mbajt takimi i parë i buxhetimit me pjesëmarrje, ku morën pjesë shumë gra të komunës sonë. 



Pjesëmarrëset kontribuan me ide të vlefshme për projekte që do të ndikojnë pozitivisht në jetën e komunitetit, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komuna e Deçanit. 



Nga ky takim, për votim u përzgjodhën këto dy ide:
1. Kënd lojërash për fëmijë në zonat rurale
2. Qendër për asistencë dhe praktikë
Takimi i dytë i buxhetimit me pjesëmarrje do të mbahet nesër, më 12 Gusht, në Sallën e Kuvendit Komunal, duke filluar nga ora 11:00.
Ftojmë të gjitha gratë e komunës që morën pjesë në takimin e parë, por edhe ato që nuk patën mundësi të jenë, të marrin pjesë në votim për të zgjedhur projektin fitues. Projekti fitues do të financohet nga buxheti i komunës në shumën prej 35 mijë euro.
BR