KQZ fton qytetarët nga diaspora në takime për t’u informuar mbi procesin zgjedhor, 11 – 29 gusht 2025
Të nderuar,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në diasporë dhe ndodhen në Kosovë gjatë kësaj periudhe, të vizitojnë:
•Selinë qendrore të KQZ-së – Rr. “Migjeni”, nr. 21, Prishtinë
•Zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, adresat mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/adresat-e-zyrtareve-komunal/
Periudha e vizitave: 11 – 29 gusht 2025
Ora: 11:00 – 14:00 (çdo ditë pune)
Gjatë vizitës, qytetarët do të mund të marrin informacione të drejtpërdrejta për:
• Regjistrimin si votues jashtë Kosovës
• Procedurat e votimit përmes postës
Stafi i KQZ-së është në dispozicion për t’ju ndihmuar dhe për të sqaruar çdo hap të procesit zgjedhor.
Në vijim gjeni materialin informues të përgatitur për këtë aktivitet.
Ju lutemi që këtë njoftim ta publikoni në uebfaqe dhe në rrjetet sociale të komunës suaj, në mënyrë që sa më shumë qytetarë nga diaspora të informohen.
Faleminderit për bashkëpunimin me KQZ.
Me respekt,