leoni

Kryetari Kastrati ndjek nga afër garën memoriale “Esmir Shala” dhe nderohet nga Federata e Notit

Në ambientet e pishinës së Banjës, u zhvillua gara memoriale e notit “Esmir Shala”, e organizuar nga Klubi i Notit Besa nga Malisheva, në bashkëpunim me Federatën e Notit të Kosovës.
Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 17 ekipe nga mbarë Kosova, me gjithsej 120 notarë, duke e bërë këtë garë një ngjarje të rëndësishme në kalendarin e notit kosovar.
Gjatë ditës, i pranishëm për të ndjekur nga afër garat ishte Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, i cili përshëndeti organizatorët dhe pjesëmarrësit. Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportit, Federata e Notit e Kosovës i ndau Kryetarit Kastrati një mirënjohje të veçantë.
Pas garave, u shpërblyen më të mirët:
Kategoria e meshkujve:
🥇 Vendi i parë – Klubi i Notit Step (Prishtinë)
🥈 Vendi i dytë – Klubi i Notit Besa (Malishevë)
🥉 Vendi i tretë – Klubi i Notit Kastrioti (Ferizaj)
Kategoria e femrave:
🥇 Vendi i parë – Klubi i Notit Step (Prishtinë)
🥈 Vendi i dytë – Klubi i Notit Ilirida (Fushë Kosovë)
🥉 Vendi i tretë – Klubi i Notit Kosova (Prizren)
Ky aktivitet, përveç që nderoi kujtimin e Esmir Shalës, shërbeu edhe për të promovuar sportin e notit dhe për të forcuar frymën garuese mes të rinjve nga e gjithë Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt: Kujdes maksimal ndaj rrezikut nga zjarret, situatë e vështirë në Mirashë dhe Rahovicë

Ferizaj – Kujdes maksimal ndaj rrezikut nga zjarret, situatë e vështirë në Mirashë dhe Rahovicë …