Gjenerali amerikan Sean Flynn viziton Kosovën për të diskutuar sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneral-brigadierin Sean Flynn, përfaqësues ushtarak i SHBA-së në detyrë në Komitetin Ushtarak të NATO-s. Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, vizita e gjeneralit Flynn ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet SHBA-së, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Gjatë qëndrimit të tij, ai do të informohet për zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet e sigurisë dhe do të diskutojë mundësitë për thellimin e bashkëpunimit strategjik. Flynn pritet të vizitojë gjithashtu Kampin Bondsteel, ku do të takohet me personelin ushtarak amerikan që mbështet misionin e Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR. Kjo vizitë, sipas ambasadës, nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …