Kancelari austriak në Beograd: Dialogu Kosovë–Serbi nuk ka alternativë

Kancelari i Austrisë, Christian Stocker, gjatë një konference për media në Beograd, ka përsëritur qëndrimin se sipas këndvështrimit të Bashkimit Europian, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet pa alternativë, duke shtuar se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje. “Vërtet besoj se ekziston gatishmëri për të gjetur një zgjidhje, pavarësisht të gjitha vështirësive, por duhet të them hapur se unë nuk mund ta ofroj atë,” tha Stocker gjatë vizitës në Serbi më 13 gusht. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit, u shpreh në rrjetet sociale se Serbia gjithmonë ka mbështetjen dhe ndihmën e Austrisë në rrugën e saj europiane. Ai shtoi se bashkë me kancelarin kanë biseduar për rëndësinë e reformave, dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së paqes e stabilitetit në të gjithë rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale në Hagë refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata speciale në Hagë, ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të tre ish-krerëve të …