Memli Krasniqi pas vizitës në Hagë: Drejtësia për çlirimtarët po afrohet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim prej gati pesë vitesh. Krasniqi e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj tyre si të tejzgjatur dhe të padrejtë, por shprehu bindjen se “drejtësia për çlirimtarët po afrohet”. “Ata janë mirë, optimistë dhe dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush”, ka shkruar ai. Sipas tij, Thaçi dhe Veseli mbajnë mbi supe vetëm atë që populli u kërkoi – luftën për liri – e cila, siç tha, nuk është as mëkat e as faj. Kreu i PDK-së theksoi se dy ish-udhëheqësit mbeten të lidhur ngushtë me Kosovën, gëzohen për lajmet e mira dhe ndajnë dhimbjen kur vendi përballet me vështirësi, duke besuar në një të ardhme më të ndritur të ndërtuar me punë e vizion. “Koha do ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë mbi çdo padrejtësi. Në fjalët e Presidentit Thaçi: Dielli do të lind përsëri”, ka përfunduar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Trump kërkon hetim ndaj Jack Smith: “Një komplot politik për të më ndaluar të rikthehem në detyrë”

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që ish-prokurori special Jack Smith dhe “porositësit e tij …