Qeveria në detyrë shpenzon mbi 1.3 milionë euro për vetura zyrtare në gjashtë muaj, edhe Presidenca e Kuvendi shtojnë mbi 332 mijë euro

Sipas raportimeve në media, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti (janar–qershor 2025), disa ministri të Qeverisë Kurti kanë shpenzuar mbi 1.3 milionë euro për blerjen e veturave zyrtare, pavarësisht se kabineti aktual qeveris me mandat të përkohshëm dhe pa legjitimitet të plotë. Nga raporti gjashtëmujor i buxhetit, rezulton se drejtuesit e dikastereve nuk janë kursyer në përdorimin e mjeteve publike për automjete të reja. Sipas të dhënave të publikuara nga Front Online, shpenzimet janë si vijon:

  • Ministria për Kthim dhe Komunitete – 160,000 €
  • Ministria e Zhvillimit Rajonal – 100,000 €
  • Ministria e Punëve të Jashtme – 200,000 €
  • Ministria e Financave – 430,000 €
  • Ministria e Bujqësisë – 54,000 € (vetura për inspektoratin e AUV-së)
  • Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës – 240,000 € (vetura për terren dhe testim të kandidatëve)
  • Ministria e Punëve të Brendshme – 100,000 €

Krahas këtyre shtatë ministrive, shpenzime të konsiderueshme për blerje veturash kanë bërë edhe dy institucionet më të larta të vendit: Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës, të cilët kanë shpenzuar mbi 332 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit po sulmohet çdo ditë, pa shqiptarët nuk ka shtet stabil

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Akademinë Solemne të mbajtur me rastin …