Kryetari i Komunës së Vitisë priti në takim çiftin e njohur të artistëve Besiana Mehmedi e Shkodran Tolaj

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, priti sot në takim çiftin mbarëkombëtar artistik Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedin, përfaqësues dinjitoz të artit tonë dhe emra të mëdhenjë të skenës mbarëkombëtare që na kanë bërë krenarë me realizimin e koncerteve në Kosovë e në veçanti në Viti, përfaqësues të formacionit mbarëkombëtar kulturor “Besiana&të mirët e kombit”
Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e artit dhe muzikës në ruajtjen e vlerave tradicionale dhe kulturore. Me këtë rast kryetari Haliti i falënderoi nga zemra për promovimin e vlerave të kulturës dhe të artit në çdo vend. Artistët i dhuruan kryetarit një pikturë simboloke punuar me përkushtim nga artisti Valmir Aziri, e cila përmban simbole të veçanta kombëtare, si një shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe muzikore.
Në përfundim të takimit, Shkodran Tolaj dhe Besiana Mehmedi falënderuan kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj artistëve dhe për rëndësinë që i kushton ruajtjes së vlerave tradicionale.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Të kuptosh zemrën e qytetarëve, duhet të jetosh pranë tyre

Mirëmëngjesi Foto album nga vizita në Prapaqan Të kuptosh zemrën e qytetarëve, duhet të jetosh …