Përurohet investimi në objektin e banimit social 01 në Malishevë

Është përuruar investimi në objektin e banimit social 01 në Malishevë, projekt i realizuar në bashkëfinancim me Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, i mbështetur nga fondet e Bashkimit Europian.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, ministrja e Ekonomisë në detyrë, znj. Artane Rizvanolli, drejtori i Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë, z. Driton Hetemi, përfaqësues të Bashkimit Europian në Kosovë, z. Alessandro Bianciardi, përfituesit e projektit dhe anëtarë të komunitetit lokal.

Gjatë fjalës së tij, Kryetari Ekrem Kastrati shprehu mirënjohje për bashkëpunimin institucional dhe mbështetjen financiare që ka mundësuar realizimin e këtij projekti, duke theksuar rëndësinë e tij për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në nevojë.

Ky investim është shembull i mirë i bashkëpunimit mes komunës dhe partnerëve ndërkombëtarë. Urime përfituesve dhe gjithë qytetarëve të Malishevës, tha kryetari Kastrati.

Nga një fjalë rasti në këtë ceremoni të përurimit kanë mbajtur edhe ministrja në detyrë znj. Rizvanolli, përfaqësuesi i zyrës së BE’së në Kosovë, z. Bianciardi dhe drejtori i FKEE, z. Hetemi.

Për realizimin e këtij projekti, FKEE ka participuar me 90% dhe Komuna me 10% të vlerës totale të projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Basketbolli po vjen fuqishëm në Feriza

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur në takim drejtuesit e klubit …