Numri i rasteve të reja me kancer në Kosovë po rritet

Nga të dhënat e Klinës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mësohet se numri i rasteve të reja me kancer në vendin tonë, po rritet. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar rreth një mijë e njëqind raste, ndërsa kanceri më i përhapur në Kosovë mbetet ai i gjirit, me 235 raste të reja, shumica e të cilave tek gratë mbi moshën pesëdhjetë vjeç.  Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi ka thënë për “Kosovapres” se gjatë këtij gjashtëmujori nuk ka pasur asnjë rast që është referuar për trajtim jashtë vendit. Kjo, falë teknikave të avancuara si IMRT dhe stereotaksia, të cilat kanë reduktuar ndjeshëm nevojën për trajtime jashtë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Krizë energjetike në prag: KESCO pranon pamundësinë për të mbuluar kërkesën, rrezik për reduktime të energjisë

Sistemi elektroenergjetik i Kosovës po përballet me një situatë alarmante dimërore, ku rritja drastike e …