Baton Haxhiu nuk po ndalet, po vazhdon kundër Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!
Që nga intervista me ish – Kryeministrin Nikolla Gruevski në KTV në Prishtinë, kur gjatë intervistës Baton Haxhiu me paturpësi e quajti lolo Ali Ahmetin, pastaj para disa kohësh në T7 kur deklaroi se nuk ka pasur nevojë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni të Veriut, sepse mjaftueshëm ka qenë PDSH me Arber Xhaferin e Menduh Thaçin, e deri tash në shkrimin e Tij të fundit të botuar në të gjitha gazetat dhe portalet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, të datës 9 Gusht 2025, kur del me një seri sulmesh, goditjesh, fyerjesh e prognozash të mbështjella e të kamufluara, të cilat dëshmojnë se ky nuk është penduar edhe pse ka bërë kërkim falje te Ali Ahmeti, në Shkup atë ditë kur u inaugurua Kryeministri i Parë shqiptar Talat Xhaferi, madje e dëshiron me çdo kusht largimin nga skena politike te Aliut, me titull: “Nëse ky është fundi i Ali Ahmetit, ai e zgjodhi vetë…”!, gjoja Ali Ahmetit po i vjen fundi, por e paska zgjedhur vetë!
Batoni këtë shkrim të gjatë shihet se e ka pasur të përgatitur më herët, por dalja e Ali Ahmetit në tribunën historike në mbrojtje të UÇK-së në Kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, shihet qartë se e detyron që shkrimin të ia përshtatë rrethanave të reja dhe me një nga fokuset e tij, është edhe tubimi i 7 Gushtit 2025 në Prishtinë, aty ku Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, mbajti fjalim historik!
Shkrimin e fillon dhe e përfundon me fjalimin e Ali Ahmetit në tubimin e protestës në Prishtinë:”… Nëse ka një moment lavdie për Ali Ahmetin në gjithë këtë rrugëtim të gjatë politik, ai ndodhi atëherë kur foli në Prishtinë për UÇK-në, për bashkimin kombëtar dhe për gjakimin e lirisë në të gjithë hapësirën shqiptare.
Ishte një çast ku historia, megjithëqë dyshimet dhe mëkatet, iu fal përballë emblemës që përfaqësonte…”!
Brenda këtij shkrimi ka shume emra e funksionar, shtetëror e partiak, miq e kundërshtar të Batonit, por fillimin dhe fundin i ka me Ali Ahmetin!
– E para ia bëjmë me dije dhe ia rikujtojmë, se nuk është e vërtetë se fjalimi i Ali Ahmetit ishte i vetmi moment lavdie, sepse momente lavdie Ali Ahmeti, ka shumë në karrierën e Tij të bujshme e të shquar, në shërbim të popullit, Atdheut e Kombit!
– E dyta nuk është e vërtetë se Ali Ahmeti atë ditë më 7 Gusht 2025, foli për bashkimin kombëtar, por për unitet kombëtar po, sepse atë edhe po e farkëton në Maqedoni të Veriut dhe po i prinë në nivel Kombi, sepse është Skënderbeu modern i pooullit shqiptar!
– E treta Ali Ahmeti, është njëri nga krijuesit dhe vendimmarrësit te emblemës së UÇK-së!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, përballë emblemës së shenjtë e të shtrenjtë të UÇK-së, ishte madhështor e fitimtar, sikur atëherë kur e nënshkroi më 17 Nëntor 1994 emërtimin e UÇK-së, sikur atëherë kur e shtypi me shokë në banesën e Tij në Lucern në Zvicër, Komunikatën nr. 11 të UÇK-së, por edhe sikur shumë herë të tjera, kur mbajti fjalime në qendër të Tetovës e të Shkupit, ku foli për UÇK-në e kur e mbrojti UÇK-në, në Tiranë, në Shkup e në Prishtinë!
“…Në fund, Ali Ahmeti po e shkatërron vetveten. Ai po bën gabimin fatal të çdo lideri që ka harruar se lavdia nuk është çfarë thua, por çfarë lë pas. Dhe nëse e lë pas një terren të ndarë, të përçarë dhe të poshtëruar, atëherë fjala e tij për UÇK-në në Prishtinë do të jetë thjesht një kujtim i zbehur…”!
Ali Ahmeti po e shkatërruaka vetveten, dhe si:”…ka harruar se lavdia nuk është çfarë thua, por çfarë lë pas…”!
Dhe vazhdon më tej:”… nëse e lë pas një terren të ndarë, të përçarë dhe të poshtëruar, atëherë fjala e tij për UÇK-në në Prishtinë do të jetë thjesht një kujtim i zbehur…”!
Ja ku e ngulë njërën nga gozhdët e tij plot helm Baton Haxhiu, te fjalimi historik i Ali Ahmetit, të njërit prej themeluesve të UÇK-së në Prishtinë!
Në vend të falenderimit e mirënjohjes për atë fjalim të madh kombëtar të Liderit të Kombit Ali Ahmeti në Prishtinë, Baton Haxhiu merret me anë të tjera, as të ndershme as të dinjitetshme, me etiketa e inate të vjetra e të reja, shkurt merret me prognoza e etiketime të porositura nga mendje të kalbura e doktrina të kuzhinave përçarëse dhe ujërave të ndotura e politike plot helm vëllavrasëse!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Gusht 2025!