Albin Kurti pajtohet pёr zvogёlimin e menjёhershёm tё policisë në veri dhe për zgjedhje parakohshme pas verës

Kryeministri Kurti është gëzuar me të dhënat më të fundit të publikuara nga Qendra amerikane e Kërkimeve Gallup

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është gëzuar me të dhënat më të fundit të publikuara nga Qendra amerikane e Kërkimeve Gallup. Duke komentuar të dhënat e këtij instituti, ai ka shkruar se këto janë dëshmi se është rritur numri i qytetarëve që kanë mirëqenie në Kosovë. “Në Indeksin e Vlerësimit të Jetës të Gallup të këtij viti, Kosova dallohet si vendi me rritjen më të madhe të mirëqenies së raportuar. Në vitin 2014, vetëm 11% e popullsisë raportonte se po përparonte; deri vitin e kaluar, ai numër ishte rritur në 51%, që përfaqëson më shumë se gjysmën e popullsisë. Krenarë që kemi krijuar një mjedis të përshtatshëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve” ka shkruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …