Jorn Rohde: Ndërtimi i urave në veri është hap eskalues që pengon heqjen e masave të BE-së

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se ndërtimi i dy urave të reja mbi Lumin Ibër para zgjedhjeve lokale përbën një hap eskalues që rrezikon përkeqësimin e situatës në veri të vendit. Ai tha se ky veprim nuk ndihmon në krijimin e një mjedisi lehtësues për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe se përkundrazi, përmban “farën e eskalimit”. Rohde vuri në dukje se aktualisht në komunat veriore ka kryetarë që nuk përfaqësojnë realisht popullatën, pasi janë zgjedhur me një pjesëmarrje shumë të ulët prej vetëm 2 për qind. Ai theksoi se nuk mund të pretendohet përfaqësim legjitim në kushte të tilla dhe se veprime të tilla të njëanshme nuk kontribuojnë në stabilitet. Ambasadori gjerman tha se Gjermania është në parim për heqjen e masave ndaj Kosovës, por veprimet e pakoordinuara të qeverisë kanë penguar këtë proces. Sipas tij, vitin e kaluar disa vende të BE-së ishin gati t’i largonin masat, por veprimet e fundit krijuan skepticizëm. Rohde bëri thirrje për kujdes dhe koordinim më të mirë institucional në mënyrë që të mos rrezikohet më tej rruga evropiane e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kriza energjetike godet bizneset: 1,300 kompani shkyçen nga rrjeti, 22 mijë vende pune në rrezik

Me urdhër të Zyrës së Rregullatorit për Energji, mbi 90 për qind e bizneseve në …