Ruzhdi Jashari: SQARIM PUBLIK: Tre anëtarë mungojnë pa arsyetim, të ftuar nga Qemajl Aliu për të penguar votimin e Shtëpisë së Kulturës me emrin e prof Ahmet Qeriqit

Jam i detyruar të bëj një sqarim për të gjithë ata që paraqitën kërkesa pranë Komisionit të Kuvendit Komunal për emërtimin e institucioneve publike të Komunës së Shtimes; të sqarohem si Kryetar i këtij Komisioni edhe para Kuvendit Komunal dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Shtimes.

Në javët që lamë pas, të gjithë parashtruesve të propozimeve dhe kërkesave për emërtimin e institucioneve publike po u kthehet me shkrim një njoftim, i nënshkruar nga Kryesuesi i Kuvendit, Adnan Ademi, në të cilin thuhet se:

  • Në mbledhjen e Komisionit të datës 20 mars, komisioni nuk kishte kuorum;

  • Nga data e shpalljes së zgjedhjeve nga Kryetarja e Shtetit, Vjosa Osmani, duke qenë se këto janë vendime me rëndësi të veçantë, gjoja nuk mund të procedohen për t’u emëruar gjatë kohës së fushatës;

  • Komisioni është legal dhe mandati i tij përfundon së bashku me mandatin e Kuvendit;

  • Kryesuesi i Kuvendit ka gabuar që ka firmosur një dokument të tillë duke u thirrur në mbledhjen e Komisionit dhe fushatën, sepse;

  • Kryesuesi firmos sipas LVL vendimet që nxirren nga Kuvendi, dhe nëse do të shtyhen këto vendime për më vonë, do të duhej të nxirrte një vendim të tillë Kuvendi, e jo Kryesuesi.

Ndërsa, është jetik të sqarohet çështja e kuorumit të Komisionit në mbledhjen e datës 20 mars 2025.

Në atë mbledhje munguan tre anëtarë të Komisionit: Hidajet Rexhepi, Besnik Seferi dhe Muhamet Ademaj, ndërsa të pranishëm ishin Ruzhdi Jashari, Banush Imeri dhe Isak Asllani. Ndërkaq, Basri Hyseni kishte dhënë dorëheqje më herët për shkak të “konfliktit të interesit”, pasi ishte në listën e VV-së si kandidat për zgjedhjet qendrore.

Të tre anëtarët që munguan në mbledhje nuk e arsyetuan mungesën e tyre, por të njëjtit ishin ftuar nga Qemajl Aliu në zyrën e tij, duke ndërhyrë jashtëligjshëm në punën e Komisionit. Ai kishte kërkuar që kur të dalë propozimi i Ahmet Qeriqit për emërtimin e Shtëpisë së Kulturës, ata duhet ta lëshojnë mbledhjen.

Bojkoti ka emër.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj akuzon Kurtin për “shkatërrim të planifikuar të Kosovës” dhe krim energjetik me përfitues Serbinë

Daut Haradinaj ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, duke e …