Buxhetimi me Pjesëmarrje – Komuna e Rahovecit ndanë 50 mijë euro

Këtë vit Komuna e Rahovecit ka ndarë 50 mijë euro të cilat do të shfrytëzohen për implementimin e projektit fitues të buxhetimit me pjesëmarrje. Njëri nga këto pesë propozime do të financohet nga Komuna:

NDËRTIMI I PARKUT NË MJEDISET E SHKOLLËS NË MALËSI TË VOGËL

RREGULLIMI I TREGUT NË LAGJEN E EPËRME

NDËRTIMI I OBELISKUT TE EPOPEJA E UÇK-SË NË RAHOVEC

HAPJA E LUMIT NË OPTERUSHË

FURNIZIMI ME SHPORTA PËR MBETURINA DHE NDËRTIMI I NJË KLASE VERORE NË SHKOLLËN “XHELAL HAJDA-TONI”

Shpallja e projektit fitues do të bëjet të enjtën më 21 gusht me fillim në ora 11.00 në parkun e qytetit në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …