leoni

Ramush Haradinaj: Qenka ndarë nga jeta kolegia jonë në Aleancë, Greta Kryeziu, drejtoreshë e Shëndetësisë në Kamenicë

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë në Aleancë, Greta Kryeziu, drejtoreshë e Shëndetësisë në Kamenicë.
Një sëmundje e rëndë ia mori jetën brenda pak ditësh, duke lënë dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe miqtë.
Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen. Ajo do të kujtohet si profesioniste e zellshme dhe bashkëpunëtore e çmuar. Ka qenë kandidate për deputete dhe së fundmi kandidate për Asamblenë Komunale në Kamenicë, duke treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për shërbimin ndaj qytetarëve.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve.
U prehtë në paqe!

 

Kontrolloni gjithashtu

Herolindë Krasniqi: Ftesë për homazhe në përkujtim të Heroit të Kombit, Fatos Krasniqi

Të nderuar familjarë, miq dhe bashkëluftëtarë, Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të babait …