Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti të mërkurën në takim kryetarin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, z. Armend Misini, kryetarin e Komisionit për Infrastrukturë Sportive në kuadër të FFK-së, z. Isak Rakovica, si dhe anëtarin e këtij komisioni, z. Haris Abdixhiku.
Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive në komunën e Vitisë, me theks të veçantë në përgatitjet për sezonin 2025/26 të Ligës së Tretë – Kategoria e Seniorëve. Pas kërkesës së paraqitur nga Lidhja Rajonale e Futbollit pranë FFK-së, Komisioni për Infrastrukturë Sportive dhe Projektime ka vizituar sot stadiumet në Pozheran dhe Sadovinë, ku pritet të zhvillojnë ndeshjet klubet FC Anamorava 2024 dhe KF Uniteti gjatë sezonit të ardhshëm. Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sportit dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive për të rinjtë dhe komunitetin.