Ish-sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se janë vërtetuar paralajmërimet e tij se kryeministri Albin Kurti po e vazhdon bashkëpunimin me Gjykatën Speciale. Klinaku ka reaguar pas publikimit të një raporti të Bashkimit Evropian, ku theksohet se angazhimi i Kurtit në këtë drejtim është i mirëpritur nga BE-ja. Klinaku, përmendi deklarimet e tij të mëhershme ku kishte thënë se Kurti është takuar me prokurorin Jack Smith për të koordinuar bashkëpunimin me Gjykatën e Speciale dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. “Angazhimi serioz i z. Kurti për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë konstruktive me Gjykatën e Speciale dhe Zyrën e Prokurorit Special do të vlerësohet shumë brenda BE-së.” Ai gjithashtu theksoi se, sipas të njëjtit raport, gatishmëria e kryeministrit për të mbështetur zgjatjen e mandatit të EULEX-it shihet si një hap i rëndësishëm për mbështetjen e punës së Gjykatës Speciale në Kosovë.
