Ariana Musliu-Shoshi: Donika Gërvalla nuk meriton të drejtojë Kuvendin e Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka vlerësuar se Donika Gërvalla dje ka marrë përgjigjen e merituar nga deputetët, të cilët nuk i dhanë besimin për krye parlamentare. Ajo ka theksuar se një politikane që ka ndërtuar karrierën mbi sulmet ndaj çlirimtarëve nuk mund të ketë përkrahjen e deputetëve dhe nuk mund të drejtojë Kuvendin e Kosovës. Musliu-Shoshi ka shkruar se Kuvendi nuk mund të drejtohet nga ata që mohojnë luftën dhe baltosin lirinë e Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave të Republikës.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …