Arbërie Veliu-Maqedonci mbështet deputeten Shqipe Selimi për mos votimin e Donika Gërvallës

Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të VV-së, Ejup Maqedonci, ka dalë në mbrojtje të deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti për mos votimin e Donika Gërvallës si kryeparlamentare. Ndërsa udhëheqësit e VV-së kanë heshtur ndaj fyerjeve në rrjetet sociale kundër Selimit, Veliu-Maqedonci ka përkrahur veprimin e saj duke shprehur respekt për ish-ushtaren e UÇK-së dhe duke theksuar arsyet e deputetes për mos votimin. Arbërie Veliu-Maqedonci, gjithashtu ish-ushtare e UÇK-së,  dhe bashkëshortja e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka mbështetur publikisht qëndrimin e Selimit kundër fyerjeve dhe sjelljeve të Donika Gërvallës, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Presidenti i ri i Kosovës në udhëkryq politik – debat për unitetin, mandatin e Osmanit dhe konsensusin e munguar

Kosovës po i afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, debati politik është …