Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Donika Gërvalla u refuzua për qëndrimet e saj, jo si vajzë e heroit Jusuf Gërvalla

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas mos zgjedhjes së Donika Gërvallës në krye të Kuvendit të Kosovës, duke sqaruar arsyet pse ajo nuk mori përkrahjen e deputetëve. Musliu theksoi se Gërvalla nuk është refuzuar si vajzë e heroit Jusuf Gërvalla, por për shkak të rrugës që ajo ka zgjedhur të ndjekë në kundërshtim me vlerat për të cilat luftoi i ati. Ajo u shpreh se Donika Gërvalla, përmes qëndrimeve dhe veprimeve të saj politike, ka fyer sakrificën e dëshmorëve dhe ka bashkëpunuar me Gjykatën Speciale kundër luftëtarëve të UÇK-së. Sipas Musliut, ky qëndrim bie ndesh me parimet që përfaqësonte Jusuf Gërvalla, ndërsa vlerësoi se emrat e mëdhenj nuk mbrohen me mbiemra, por me vepra. Ajo shtoi se refuzimi nuk ishte akt urrejtjeje, por një akt respekti ndaj historisë dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sibel Halimi

Sibel Halimi: Moskonstituimi i Kuvendit është regres i emancipimit shoqëror

Deputetja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës, …