leoni

Donald Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë si shembull të konfliktit të parandaluar nga SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në fokus çështjen e Kosovës dhe Serbisë, duke i përmendur si shembull të një konflikti që, sipas tij, është parandaluar falë ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara. Duke folur për sukseset e tij në ndalimin e konflikteve ndërkombëtare, Trump tha se Serbia kishte qenë e gatshme të niste një luftë, por ishte tërhequr për shkak të presionit të SHBA-së. BBC ka kërkuar detaje nga Shtëpia e Bardhë lidhur me këtë deklaratë, ndërsa përgjigjja zyrtare ka referuar në vitin 2020, kur në Washington u nënshkrua marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë. Trump ka folur për këtë çështje edhe gjatë vitit të kaluar, para se të rikthehej në presidencë, duke përmendur kërcënime me tarifa mbi 100% si mjet për parandalimin e përshkallëzimit. Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, ai ka përmendur sërish këtë rast, por pa specifikuar nëse i referohet ndonjë situate të këtij viti apo periudhës së parë të mandatit të tij. Ndërkohë, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite në SHBA muajin e kaluar, tha se Trump kishte luajtur rol në parandalimin e një përshkallëzimi të situatës së sigurisë së fundmi.

Kontrolloni gjithashtu

Sibel Halimi

Sibel Halimi: Moskonstituimi i Kuvendit është regres i emancipimit shoqëror

Deputetja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës, …