Imer Hakaj: Po vazhdon çdo ditë pune shënjimi i vendeve të rënies së dëshmorëve

Po vazhdon çdo ditë pune shënjimi i vendeve të rënies së dëshmorëve, si pika të shenjta dhe kujtesë e përhershme e sakrificës së tyre për lirinë tonë. Gurët e bardhë që vendosen në këto pika simbolizojnë shpirtin e pastër dhe të përjetshëm të dëshmorëve tanë, të cilët dhanë jetën për një të ardhme të lirë dhe të dinjitetshme.
Projekti i shënjimit të këtyre vendeve është iniciuar për herë të parë në Kosovë si një nismë unike, me qëllim ruajtjen e kujtesës historike dhe vlerësimit të lartë institucional ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për liri.
Shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time të sinqertë për stafin profesional të Agjencisë, të cilët më kanë përcjellë me përkushtim dhe profesionalizëm në çdo hap të këtij procesi. Mbështetja e tyre ka qenë thelbësore për të realizuar këtë detyrë fisnike dhe obligim kombëtar.
Çdo shenjë zyrtare në nderim të të rënëve do të mbetet një simbol krenarie për të gjitha gjeneratat që vijnë, një thirrje për të ruajtur dhe nderuar përherë vlerat më të larta të shtetit tonë.
Uroj që veprat e mira dhe puna e palodhur për nderimin e dëshmorëve të vazhdojnë përjetësisht, si amanet dhe frymëzim për të ardhmen tonë të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Armë zjarri të sekuestruara në një aheng familjar në Rahovec

Rreth orës 00:20 të datës 01 gusht 2025, një njësit patrullues në kuadër të Stacioni …