Jamie Shea: Mbyllja e urës së Ibrit në Mitrovicë, synimi nuk ishte ndarja e Kosovës, por mbrojtja e popullatës në veri

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka dhënë një shpjegim të rëndësishëm lidhur me mbylljen e urës së Ibrit në Mitrovicë, më 24 qershor 1999, kur forcat franceze të NATO-s vendosën tela me xhemba mbi urë, duke e bllokuar atë përgjithmonë. Ai hodhi poshtë idetë se kjo masë ishte pjesë e një plani për ndarjen e Kosovës, duke theksuar se qëllimi kryesor ishte mbrojtja e popullatës në veri. “Ideja nuk ishte ndarja e Kosovës. Nuk ishte për të ndarë Kosovën, larg asaj. Qëllimi i NATO-s ishte që Kosova të mbetej brenda kufijve të saj administrativë si një vend multietnik, duke ofruar siguri për popullatën në veri deri në zgjidhjen e situatës, në mënyrë që Kosova të mund të ecë përpara,” deklaroi Shea.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …