Altin Krasniqi publikon video të rrallë nga vizita e Jakup Krasniqit në Prekaz, duke rikujtuar lidhjen dhe bashkëpunimin me familjen Jashari që nga viti 1991

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka publikuar një video të rrallë të babait të tij, incizuar në qershor të vitit 1999 në Prekaz. Në video shfaqet një bashkëbisedim mes Rifati Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, dhe Jakup Krasniqit, i cili së bashku me Hashim Thaçin dhe disa shokë të tjerë ishin për vizitë te familja Jashari në Prekaz. Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka shkruar se rrugëtimi i babait të tij me familjen Jashari fillon që në vitin 1991. “Rrugëtimi i familjes sonë dhe i babait tim me familjen Jashari fillon po atë vit, kur babai im doli nga burgu i ish-Jugosllavisë, në vitin 1991, pasi kishte mbajtur 10 vite, 3 muaj e 19 ditë burgim. Megjithatë, dëshira e tij për liri nuk ishte shuar kurrë. Prekaz, qershor 1999,” ka shkruar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …