Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të japë mbështetje për zgjedhjen e kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, pa një marrëveshje të mëparshme politike. Në një prononcim publik, Limaj ka theksuar se vota e Nismës për postin e kryetarit të Kuvendit nuk është automatike, por e kushtëzuar me arritjen e një marrëveshjeje të qartë me VV-në dhe liderin e saj, Albin Kurti. “Nisma ka votë për kryeparlamentarin vetëm nëse ka marrëveshje politike,” – ka deklaruar Limaj. Qëndrimi i Limajt vjen në një moment të ndjeshëm politik, kur pritet të qartësohet shumica parlamentare dhe udhëheqja e institucioneve pas zhvillimeve të fundit në skenën politike të vendit.
