Hekuran Murati nuk merr votat për Kryetar Kuvendi

Në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas dy dështimeve radhazi të mërkurën, Lëvizja Vetëvendosje propozoi ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, si kandidat për kryetar të Kuvendit. Propozimi u bë nga Donika Gërvalla-Schwarz, e cila në foltore vlerësoi lart punën dhe rezultatet e Muratit në qeverisje. Por kandidatura e tij nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme: vetëm 57 vota pro, 51 kundër dhe 6 abstenime. Për pasojë, seanca u ndërpre sërish dhe u caktua të vazhdojë më 24 gusht, në orën 11:00. Sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Vetëvendosje ka të drejtë të propozojë të njëjtin kandidat deri në tri herë. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda afatit prej 30 ditësh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar një ankesë zyrtare në PZAP

Ish deputetinga radhët e Partisë Demokratiktë Kosovës, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka dorëzuar një …