Lutfi  Haziri: Kosova po rrezikon të bjerë në një “gropë të zezë” institucionale

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të futet në një krizë të thellë institucionale, nëse nuk arrihet një marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve. Haziri kritikoi zvarritjen e procesit, duke theksuar se vendimet gjyqësore nuk mund të zëvendësojnë përgjegjësinë politike. “Po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por pa marrëveshje politike nuk ka zgjidhje reale. Kosova sot nuk ka Kuvend, nuk ka Qeveri dhe së shpejti mund të mbetet edhe pa presidente. Po hyjmë në një gropë të zezë institucionale që nuk mund të parashikohet,” deklaroi Haziri. Ai bëri thirrje për ndërtimin urgjent të një marrëveshjeje mes partive politike për të dalë nga kjo bllokadë.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …