Daniel Serwer

Daniel Serwer: Ngërçi në Kuvend përgjegjësi e klasës politike, qytetarët do kërkojnë llogari në zgjedhje

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka komentuar situatën aktuale në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si përgjegjësi të drejtpërdrejtë të klasës politike në vend. Serwer theksoi se bllokadat institucionale janë të njohura për sistemet parlamentare, por zgjidhja duhet të vijë nga brenda institucioneve dhe jo nga faktorë të jashtëm. Ai paralajmëroi se vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe mungesa e veprimit mund të kenë pasoja të rënda për subjektet që aktualisht mbajnë pushtetin. Sipas tij, qytetarët do të kërkojnë llogari në zgjedhjet e ardhshme. Serwer shtoi se problemi kryesor nuk është mungesa e mjeteve ligjore për të zgjidhur krizën, por mungesa e vullnetit politik nga vetë klasa politike e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në akademinë përkujtimore u promovuan dy libra të lënë në dorëshkrim nga profesori Ahmet Qeriqi

Në kuadër të akademisë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së profesorit Ahmet Qeriqi, u promovuan …