Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Ardian Bajraktari: Gjykata Speciale duhet të shpallë të papranueshme “provat” nga regjimi i Millosheviqit

Avokati Ardian Bajraktari ka kërkuar që Gjykata Speciale t’i shpallë të papranueshme provat e ofruara nga autoritetet serbe të kohës së regjimit të Millosheviqit. Ai thekson se këto prova bien ndesh me rregullin 138 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të gjykates speciale, e cila ndalon përdorimin e provave të siguruara përmes shkeljeve ligjore apo në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Bajraktari argumenton se provat e marra nga një regjim i njohur për veprime gjenocidale, të cilat sollën edhe ndërhyrjen e NATO-s, jo vetëm që janë të pabesueshme, por edhe dëmtojnë rëndë integritetin e procesit gjyqësor. Ai thotë se në rrethanat konkrete, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që këto prova të hidhen poshtë. Sipas tij, vazhdimi i përdorimit të materialeve të tilla nga një shtet që ka synuar zhdukjen e popullsisë shqiptare në Kosovë, vetëm sa e përforcon perceptimin për mungesë të drejtësisë në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …