leoni

Nicolas

Nga UÇK-ja te Netanyahut: Historia e një gjyqtari të kontestuar nga Amerika

Gjyqtari francez Nicolas Guillou, i njohur për opinionin në Kosovë si gjyqtar i procedurës paraprake në rastin ndaj krerëve të UÇK-së, tashmë është vënë nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pesë vite më parë, Guillou kishte konfirmuar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Më pas, ai u bë gjyqtar edhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Së fundmi, ai është përfshirë në panelin që po shqyrton kërkesën për urdhër arrest ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të tij të mbrojtjes, Yoav Gallant, nën akuza për krime lufte. Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar përjashtimin e Guillou nga rasti i UÇK-së, duke pretenduar se mbajtja e dy pozitave dhe përfshirja në çështje të tjera të ndjeshme politike cenon pavarësinë e tij si gjyqtar. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka sanksionuar Guillou-n, së bashku me tre zyrtarë të tjerë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, me arsyetimin se po përdorin gjykatën si mjet politik kundër aleatëve të SHBA-së. Të gjitha asetet e tyre në SHBA janë bllokuar. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e cilësoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare si “kërcënim për sigurinë kombëtare”, ndërsa përpjekjet për urdhër arreste ndaj liderëve izraelitë i quajti “abuzim të fuqisë gjyqësore”.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Ardian Bajraktari: Gjykata Speciale duhet të shpallë të papranueshme “provat” nga regjimi i Millosheviqit

Avokati Ardian Bajraktari ka kërkuar që Gjykata Speciale t’i shpallë të papranueshme provat e ofruara …