Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: Kërkesa e PDK-së, për një pauzë 10-minutëshe u refuzua arbitrarisht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar vendimin si arbitrar dhe të padrejtë. Ai tha se grupi parlamentar i PDK-së kishte kërkuar një pauzë 10-minutëshe për konsultim, por kjo nuk u lejua nga kryesuesi i seancës. “Për çudi, një gjë e tillë nuk na u mundësua dhe u abstenua. Kemi qenë të bindur se do të na jepej një pauzë prej dhjetë minutash. Fatkeqësisht, siç e patë, një gjë e tillë u pamundësua dhe, në mënyrë arbitrare, u përfundua seanca. Unë mendoj se kryetari i Kuvendit ka mundur të ishte çështje e përfunduar”, tha Tahiri. Ai sqaroi se kërkesa ishte bërë para votimit të kandidatit të fundit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, me qëllim që të konsultoheshin me të gjitha grupet parlamentare për një propozim të ri. Tahiri theksoi se PDK-ja ka treguar vazhdimisht përgjegjësi dhe gatishmëri për bashkëpunim në tejkalimin e ngërçit politik, por sipas tij, kjo nuk është reflektuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …