leoni

Sala Jashari reagon ndaj gjuhës së Avni Deharit në seancën konstituive

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka reaguar pas mënyrës së të shprehurit të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, ndaj saj. Polemika ndodhi pasi grupi parlamentar i PDK-së kërkoi një konsultim 10-minutësh gjatë seancës. Në vend të një përgjigjeje institucionale, Jashari thotë se mori një reagim ofendues nga Dehari. “‘Veç rri’. Më vjen keq që karshi kërkesës për disa minuta konsultë, në Kuvend merr një përgjigje të tillë,” shkroi deputetja në një postim në Facebook. Kjo sjellje shton tensionet në Kuvendin e Kosovës, i cili tashmë po përballet me ngërç në konstituimin e tij dhe përplasjet mes partive politike.

Kontrolloni gjithashtu

10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …