leoni

Kryetari Smajl Latifi priti në takim politologun, Muharrem Shtavica

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim politologun e shquar nga kjo komunë, Muharrem Shtavica, i cili pas përfundimit të studimeve të doktoraturës në drejtimin Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin ”Akdeniz” në Antalya të Turqisë, dëshiron t’i kthehet vendlindjes për të investuar në Rahovec.

Shtavica ka përfunduar në Turqi edhe studimet BACHELOR në Universitetin “Okan University” dhe studimet në master në Universitetin “Marmara”, ndërsa aktualisht është i angazhuar asistent në Institutin e Hulumtimeve Shkencore “SETA” në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Kuadrot si Muharrem Shtavica sipas kryetarit Latifi janë ato që i nevojiten Rahovecit dhe Kosovës, për t’i dhënë një dimension të ri zhvillimit dhe progresit. Latifi i premtoj mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij për kthimin e tij, në mënyrë që kjo t’i shërbejë ekonomisë lokale e punësimit, por edhe që të sjellim përfitimet e nevojshme nga ekspertiza dhe edukimi i tij në botën e jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu vlerëson sukseset e Maltina Jasharit dhe Erona Sylës

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …