Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka takuar të hënën banorët e fshatit Baballoq.
Historikisht, Baballoqi gjithmonë ka qenë në rreshtin e drejtë, para lufte, gjatë luftës çlirimtare, pas luftës dhe vazhdon edhe sot, u shpreh Ramosaj.
Kënaqësi e veçantë ta fillosh ditën në këtë vatër rezistence, në mesin e burrave dhe atdhetarëve të çmuar, me mikpritje të ngrohtë e të jashtëzakonshme që të bën të ndihesh si në shtëpinë tënde.
Ndihem mirë që, aq sa kam pasur mundësi, kam arritur të kryej shumë punë e kërkesa të këtij fshati. Por, njëkohësisht u zotova se edhe ato punë që kanë mbetur, po i vjen fundi, shumë shpejt fillojmë me asfaltimin e rrugëve dhe ndërtimin e shtratit e shëtitores së lumit, për të vazhduar me realizimin e kërkesave dhe nevojave të tjera.
Baballoqi meriton më shumë dhe ne do ta japim maksimumin tonë, tha Ramosaj para shumë banorëve të këtij fshati.
Jam krenar që bashkërrugëtoj me këta qytetarë të ndershëm e bujarë, të cilët e kanë mbështetur Ramushin që nga lufta, paslufta e deri sot, duke i qëndruar besnikë pa lëkundje.
Faleminderit Baballoq që më keni besuar mua dhe e dëshmuat se ky besim do të jetë edhe më i madh më 12 tetor.
Është nder dhe privilegj për mua dhe AAK-në të kemi mik, koleg e bashkëpunëtor njërin nga anëtarët më të dalluar të Kuvendit Komunal – birin dhe vëllain tuaj, Florim Mataj, të cilin ju ftoj ta votoni fuqishëm në këto zgjedhje.