Limaj dhe Kastrati, bëjnë homazhe në 27-vjetorin e rënies heroike të Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës

Në shenjë nderimi për veprën dhe sakrificën sublime të dëshmorëve të lirisë, sot, në 27-vjetorin e rënies heroike të Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës, nga Brigada 121 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandant Çeliku – Fatmir Limaj dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, shënuan Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 121 Ismet Jashari- Kumanova në Kleçkë, ku  zhvilluan homazhe pranë varrit të tij dhe dëshmorëve të atdheut.

Duke vendosur kurora me lule, ata nderuan kujtimin e heroit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë publikoj agjendën e aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit

Me rastin e shënimit të Festave të 28 Nëntorit, Komuna e Vitisë, gjegjësishtë zyra e …