Miku im Gani Krasniqi, më informoi për etiketimet e padrejta dhe antikombëtare që po u bëhen politikanëve të shquar kombëtarë, zotërinjve Hashim Thaçi dhe Edi Rama.
Unë nuk pajtohem me këto etiketime për këta udhëheqës të shquar. Ajo video është e frymëzuar nga tradhëtarë të kombit shqiptar, nga ata që shkatërruan Shqipërinë dhe ushtrinë, mundin dhe djersën e 45 viteve të shqiptarëve me urdhër të Milosheviçit, dhe që u shpërblyen sipas disa të dhënave me 45 milion dollarë.
Kjo video është bërë për të penguar protestën e popullit shqiptar më 14 shtator 2025 kundër Gjykatës së Hagës, që mban padrejtësisht prej pesë vitesh në paraburgim krerët dhe heronjtë e UÇK-ës.
Presidenti i SHBA-së, z. Donald J. Trump, është shprehur kundër Gjykatës së Hagës dhe nuk e njeh më këtë institucion. Gjykata e Hagës vazhdon të mbajë qëndrime antishqiptare që nga ish-kryeprokurorja Karla Del Ponte, e cila ka shpifur ndaj UÇK-ës me një libër të diskutueshëm, si dhe Dik Marty, i cili ka deklaruar se ishte paguar nga Serbia për të shpifur kundër shqiptarëve për luftën heroike të UÇK-ës.
Siç jeni të informuar, në vitin 1997, gjatë krijimit të UÇK-së, u shkatërrua ushtria dhe gjithë armatimi i Shqipërisë, për të mos lejuar sulme nga forcat pushtuese serbe në Kosovë.
Dënimi i udhëheqësve të UÇK-ës synon ta çvlerësojë Luftën Çlirimtare të Kosovës për Liri dhe Pavarësi dhe ta prezantojë si një luftë terroriste, çka është absolutisht e padrejtë.
Jam e bindur se edhe ju jeni kundër asaj videoje, sepse jeni babai i dëshmorit të kombit, Labinot Krasniqit, që luftoi dhe u flijua në luftën e udhëhequr nga komandanti Ali Ahmeti, që mundën ushtrinë e Republikës së Maqedonisë dhe e detyruan të firmosnin Marrëveshjen e Ohrit për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Maqedoni.
U bëj thirrje gjithë shqiptarëve brenda Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve përtej kufirit, si dhe komuniteteve shqiptare në botë, të marrin pjesë në protestën madhështore më 14 shtator 2025 para Gjykatës së Hagës në Bruksel, me parrullat:
-
Poshtë Gjykata e Hagës!
-
Lroni udhëheqësit e Luftës së UÇK-ës!
-
Rroftë Kosova e Lirë dhe e Pavarur!
Tefta Cami
Ish-Ministre e Arsimit dhe Kulturës
Tiranë, e martë, 26 gusht 2025