Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se Kosova është një kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa ka bërë thirrje për një shtysë të re të procesit të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Rolin kyç që mund të luajë Kroacia në këtë proces, duke e cilësuar atë si një “urë” midis Evropës dhe rajonit. Wadephul ka shtuar se anëtarësimi në BE nuk është vetëm një proces teknik, por edhe një çështje gjeopolitike, dhe se fqinjët e Evropës nuk duhet t’ia lënë ndikimin autokratëve që veprojnë përmes dezinformatave dhe korrupsionit. Procesi i pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor ka përparuar me ritme të ndryshme. Kosova, sipas Wadephul, mbetet një kandidat potencial për pranim. Ministri kroat i Jashtëm, Gordan Grlic Radman, ka deklaruar se Kroacia merr pjesë aktive në negociatat për zgjerimin e BE-së dhe se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet pjesë e Evropës, duke mos lejuar ndikimin e palëve të treta. Wadephul ka përfunduar duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet të reformohet nga brenda për të përballuar sfidat gjeopolitike dhe për të ruajtur forcën, kohezionin dhe ndikimin e tij në rajon.
