Prodhuesit e verës janë duke i kontribuuar rritjes së prodhimit dhe eksporteve në nivel vendi

Sipërmarrësit rahovecas, posaçërisht prodhuesit e verës, janë duke i kontribuuar rritjes së prodhimit dhe eksporteve në nivel vendi. Kjo na bën krenarë, por edhe të ndërgjegjshëm që të angazhohemi me seriozitet më të lartë të krijojmë politika përkrahëse që nxisin veprimtarinë prodhuese vendore, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi gjatë vizitës ne bodrumin e verës, Agro Alf Shulina.

Pronari Florim Shulina e njoftoi kryetarin Latifi se vetëm ky bodrum ka kapacitet prodhimi vjetor prej gjysmë milion litra verë dhe se eksporton edhe në vendet e Evropës. Ndërsa, nga vizita tjetër te bodrumi “Rahvera”, pronari Visar Hajrullaga tha se prodhojnë tetë lloje të verërave, si dhe rakinë e rrushit.

Të dyja bodrumet janë krah i rëndësishëm i vreshtarëve rahovecianë, duke pranuar qindra mijëra kilogramë rrush në vit dhe duke punësuar një numër qytetarësh në sipërmarrjet e tyre.

Ky është një sukses i madh i njerëzve tanë punëtorë, prandaj do të jemi lehtësues dhe përkrahës në përpjekjet e secilit sipërmarrës e qytetar, me ide kreative dhe politika zhvillimore, që produktet tona të jenë edhe më prezente në raftet e marketeve të Bashkimit Evropian e në të gjithë botën, ka thënë pas këtyre vizitave kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

IAAP “Anton Çetta” është kualifikuar për një projekt madhor në fushën e Teknologjisë së Informacionit

Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) “Anton Çetta” në Skënderaj në një konkurrencë me …