Polemika për artikullin e Dimal Bashës, reagimi i tij dhe kundërpërgjigja e gazetarit Krasniqi

Pas publikimit të artikullit të përbashkët të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, dhe bashkë autorës Jana Arsovska, ku akuzohet UÇK-ja, Basha ka mbajtur një konferencë për shtyp duke u përpjekur të shpëtojë imazhin e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka shkruar përmbajtje që bie ndesh me vlerat e UÇK-së, dhe ka theksuar se përgjegjësinë e merr vetëm për pjesën e punës së tij që trajton islamin fundamentalist. Sipas Bashës, profesoresha e tij për bachelor dhe tema e diplomës master në vitin 2013, mbulojnë vetëm këtë pjesë, dhe ai ka bërë thirrje për të luftuar raportin e Dick Martyt. “Unë Dimal Basha, si kryetar Kuvendi, e kam të shenjtë luftën e UÇK-së, dhe sakrificën për liri. Kurrë në jetën time nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë,” tha ai. Ndërkaq, gazetari Besnik Krasniqi, që nxori në publik artikullin, ka kundërshtuar deklaratat e Bashës. Krasniqi ka shkruar se përpjekja për të distancuar Bashën nga akuzat është e pabazuar: “Dimali është hisedar në gjithë ‘studimin’, në secilën fjali, fjalë e shkronjë me të cilat akuzohet UÇK-ja si krijesë e kriminelëve, bandave e trafikantëve të drogës. Dimal, rrena nuk kalon!”

Kontrolloni gjithashtu

AAK përjashton nga grupi parlamentar kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha

Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për …